Tavë turli me bamje

Receta për tavë turli me bamje

Përbërësit:

  • 1/2 kg bamje
  • 1kungull i vogël
  • 1 patëllxhan i vogël
  • 1karrotë
  • 1 qepë
  • 1 degëz selino
  • 1patate
  • 2 domate
  • 1 thelpi hudhre
  • vaj ulliri
  • kripë
  • pak rigon
  • mëndërz/nenexhik

Përgatitja Tavë turli me bamje:

Qërojmë e pastrojmë të gjitha perimet. Në një tigan hedhim 4 lugë vaj ulliri dhe shtojmë qepën e grirë hollë, karrotën dhe selinonë të prera në copa të vogla.

I kavërdisim për disa minuta me zjarr të ulët e më pas shtojmë domaten e grirë. I lemë të ziejnë ngadalë.

Ndërkohë presim në copa të vogla kungullin, patëllxhanin, pataten dhe i vendosim në një tavë, shtojmë gjithashtu dhe bamjet e pastruara paraprakisht dhe hudhrën e grirë hollë.

Pasi domatja është zbutur shtojmë rreth 400 ml ujë në tigan. Pasi është zier pak shtojmë masën te tava me perime. I përziejmë mirë.

Shtojmë pak rigon, mëndërz ( sipas dëshirës), kripë dhe vendosim tavën në furrë të nxehtë 220*. E pjekim përreth 40/45 minuta.

Nxjerrim tavën nga furra dhe e shërbejmë.

Dhe e ftohtë është shumë e shijshme tava turli me bamje.

Ju bëftë mire!

Lexoni receta te tjera ne www.artigatimit.com