Si te gatuajme Tartë me qepë e djathë
Përbërësit:
- 1 petë sfoljat,
- 600 g qepë ( të kuqe po patët),
- 100 g mocarela,
- 150 g djathë i butë,
- 150 g djathë i grirë,
- 150 g arra,
- trumzë,
- piper,
- kripë,
- vaj ulliri.
Përgatitja:
Qërojmë qepë dhe i presim në copa,i kaurdisim me zjarr të ulët ne një tigan me pak vaj e duke i mbuluar me kapak,derisa të zbuten.
I lemë të ftohen pak.Pastaj shtojmë pak kripë,piper e trumzë.
Presim në copa djathin e butë dhe mocarelan dhe i shtojmë te qepët. Në një tavë shtrojmë petën sfoljat dhe e shpojmë me pirua,shtojmë masën e përgatitur, sipër hedhim arrat e copëtuara e djathë të grirë.
Pjekim tartën në furrë të nxehtë 220°C përreth 25-30min.
Ju bëftë mirë!
Për më shumë receta vizitoni faqen tonë artigatimit.com