Një recetë e veçantë dhe e shijshme!
Përbërësit
- 200 gr fileta viçi
- 50 gr proshute
- 50 gr fistik
- 50 gr presh
- 1 qepe (shallot)
- pak vere e bardhe
- pak galete
- erëza trumzë
- vaj ulliri ekstra i virgjër
- kripe e piper
Përgatitja
Skuqni qepen me preshin me zjarr te ulet. Ne fund, rrisni zjarrin dhe i shuani me vere te bardhe. Lëreni sa te avulloj komplet.
Grini fistikët dhe ja shtoni përbërjes. Shtoni kripe, piper dhe trumzë.
Ne fazën tjetër hapni fetat e mishit dhe shtroni sipër një fete proshute, me pas shtoni dhe një lug nga përbërja.
I mblidhni role (ndihmohuni me nje spango kuzhine) dhe me pas i kaloni ne galet te aromatizuar me gjethe trumze.
Nxehni një tigan me vaj ulliri dhe i skuqni rreth 5 minuta ne çdo ane.
Hiqni spangon dhe shërbejini te ngrohta.
Për çdo pyetje apo këshillë, përdorni butonin “Përgjigju”!
Ju befte mire!