Përgatitja e recetës:
Pastrojmë e lajmë mirë peshkun. Qërojmë qepën dhe e presim në feta. Presim 4 copa letër furi pak më të mëdha se peshku.
Vendosim peshkun në një letër furre dhe e mbushim te barku me erëzat,një degëz rozmarinë,dy gjethe sherebelë, pak piper kokërr, nje thelbi hudhër të ndarë në gjysmë,një fetë qepë dhe një fetë limoni.
Kriposim peshkun nga të dyja anët dhe i hedhim pak vaj ulliri sipër. Mbyllim si karamele peshkun me letrën e furrës,përsërisim të njëjtën gjë dhe me peshqit e tjerë.
I vendosim në tavë dhe i pjekim në furrë 220* përreth 30/35 min.
I kavërdisim me zjarr të fortë derisa të marrin ngjyrë e më pas i mbulojmë me kapak dhe i lemë të piqen me zjarr të ulët përreth 5 min.
Ndërkohë grijmë erëzat dhe i bashkojmë me kripën.Në fund hedhim pak kripë të aromatizuar me erëza te tigani me kunguj. Kungujt janë gati për tu shërbyer.
Përgatitja:
Së lari lajmë mirë erëzat dhe i thajmë me një pecetë. Marrim gjethet e erëzave dhe i presim me thikë në copëza të vogla. Më pas i vendosim në një letër kuzhine ose në një pecetë.
Hedhim në të dhe kripën dhe i përziejmë mirë. Masën e përgatitur e lemë në një vend të errët për tre ditë.
Pas kësaj kohe do të shohim që erëzat janë tharë në mënyrë natyrale sepse kripa thith lagështinë e tyre.
Kalojmë në grirësin elektrik kripën me erëzat ose i shtypim në havan.
Kripa e aromatizuar me rozmarinë dhe sherebelë është gati. E fusim në vazo qelqi dhe e kemi gati për përdorim në kuzhinën tonë.
Fillimisht lajmë mirë perimet dhe u heqim bishtat. I presim në copa dhe i vendosim në një enë të madhe, shtojmë domaten e prerë në copa të vogla, kripë, piper,erëzat e grira,vaj ulliri.
Përgatitja:
Lajmë specat dhe i presim pjesën sipër, i pastrojmë nga farat dhe i vendosim në një tavë.
Në një tigan hedhim 3 lugë vaj ulliri dhe shtojmë qepën e larë dhe grirë hollë.
E kavërdisim për disa minuta e më pas shtojmë mishin e grirë. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë të ziejë ngadalë për pesë minuta. Pastaj shtojmë orizin, domaten e grirë ose salcën, mëndërz, kripë e piper.
E njihni lakrën e zezë? E përdorni në gatimet tuaja? Lakra e zezë është e pasur me shumë kripra minerale, vitamina( në mënyrë të vecantë vitamina C ), substanca antioksiduese, etj.
Përgatitja:
Lajmë mirë lakrën dhe e presim në copa. Qërojmë qepën dhe e grijmë hollë, gjithashtu dhe selinonë. Në një tenxhere hedhim 5 lugë vaj ulliri, shtojmë qepën dhe selinon , i kavërdisim pak e pastaj shtojmë lakrën e zezë. I kavërdisim derisa të zbutet lakra.
Lajmë mirë thjerrëzat dhe i shtojmë te tenxherja. Shtojmë gjithashtu dhe karrotën e prerë në copa, pataten, domaten e grirë, sherebelën, gjethet e dafinës. I përziejmë mirë bashkë dhe shtojmë ujë derisa të mbulojë masën.
Shtojmë kripë dhe mbulojmë tenxheren me kapak, e lemë të ziejë ngadalë përreth 1 orë ( me tenxhere me presion 35 minuta). Gjella është gati për tu shërbyer.