E ku ka më mirë se qofte ke daja! Ja se çfarë na duhet:
##Për 4 persona##
- 500 g mish viçi i grirë
- 2 qepë
- 1 e verdhë veze
- pak lëkurë limoni
- 3 lugë gjellë galetë
- 1 lugë çaji pul biber
- 3 lugë gjellë vaj ulliri
- pak nenexhik të grirë imët
- gjedhe nenexhik për dekorim
- pak kripë
- pak piper
##Përgatitja##
Në një enë hedhim mishin dhe qepën e grirë në kube të vegjël dhe i përziejmë me dorë.
Vazhdojme të hedhim, nenexhikun, të verdhën e vezës, lëkurën e limonit, galetën, pul biber, kripë dhe piperin.
Vazhdojmë dhe e punojmë dersia të arrijmë një përërje homogjene.
Më pas formoni toptha të vegjël dhe i fusni në shtiza metali apo dhe druri. I shtypni pak nga nje anë në mënyrë që të piqen mirë. Ose alternative mund ti piqni në gril.
I shërbeni menjëhere dhe Ju bëftë mirë!
Për çdo pyetje, mjafton të rregjistroheni FALAS dhe të na shkruani! Ju mirëpresim!