Si thoni sikur të përgatisim një pizzë në shtëpi? Ja se çfarë na duhet:
##Për Brumin 4 persona##
Lexo Receta për Brumin e Pizzës
##Për Mbushjen##
- 300 g salce domate
- 300 g mozzarella për pizza
- 200 g ullinj të zi
- 3-4 wurstel
- pak kripë
- pak piper
- pak rigon
Ndizni furrin me maksimumin e temperaturës.
Pasi brumin për pizza e keni gati, hapeni dhe shtrijeni në formen e tavës tuaj apo dhe të rrumbullakët. Hidhni me lugë salën e domates duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen.
Piqeni për 10 minuta.
Hiqeni nga furi dhe shtoni përbërësit e tjerë duke i përhapur në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Futeni përsëri në furë për ta pjekur për rreth 20 minuta. Pasi të jetë pjekur dhe mozzarella të ketë shkrirë, nxirreni dhe prijeni në copa.
Ju bëftë mirë!