Nje nga ëmbëlsirat e preferuara, e thjeshte per tu përgatitur dhe shije te veçante!
Receta Cheesecake nga ArtiGatimit.com
Përbëresit per Cheesecake
Per bazen:
- 250 gr biskota
- 150 gr gjalpe i shkrire
Per mbushjen
- 500 gr gjize dele ose djathë lloj philadelphia
- 100 gr sheqer
- 3 veze
- 100 gr pana
- 2 portokalle
Përgatitja e Embëlsirës
Copëtojmë biskotat imët dhe i përziejmë me gjalpin e shkrire. Me pas i shtrojme nje ne tave për embelsira. E vendosim ne frigorifer per 30 minuta.
Nderkohe vazhdojmë përgatitjen e mbushjes.
Rrahim vezet me sheqerin dhe shtojmë gjizen. Shtrydhim nje portokalle dhe i shtojmë lëngun përbërjes.I përziejmë me ngadalë. Shtojme dhe panën. Lexo mbi përbërësin pana.
E hedhim mbushjen siper biskotave dhe e pjekim ne temperaturen 160°C per 40-50 minuta.
Pasi është ftohur, e presim dhe e dekorojme me portokalle sipas deshires!
Ju befte mire!