Nuk besoj se ka njeri ti rezistoj këtyre ëmbelsirave. Ja se çfarë ju duhet.
##Rreth 10-15 copë##
- 200 g miell 00
- 200 g miell Manitoba
- 60 g sheqer
- 50 g gjalpë
- 1 vezë
- 1 dl ujë
- 1 dl qumësht
- 1 shkop vanilje
- 15 g maja birre
- pak kripe
- 1 l vaj për skuqje
##Për mbushjen:##
- 500 g krem pasticier
- 50 gr sheqer
##Pergatitja##
Shkrini majan me pak uje te ngrohte me sheqer, pastaj bashkoni rreth 100g miell dhe trazojeni mire. Lereni masën te pushoje për rreth 1 ore të mbuluar.
Me pas merrni masën e përgatitur, hidhi sheqerin qe ka ngelur, kripë, vezë, vaniljen dhe trazoje me kujdes. Vazhdoni më pas me hedhjen e miellit pak nga pak duke e trazuar. Shtoni dhe qumështin pak nga pak derisa të përftoni një masë elastike dhe të lëmuar. Në fund shtoni gjalpin e zbutur. Mbulojeni dhe lereni të pushojë për rreth 1 orë ose derisa masa të dyfishihet.
Pasi ka pushuar, hidheni brumin në sipërfaqen e punës dhe me anë të një peci shtrijeni me kujdes. Jepini një trashësi rreth 1 cm, dhe prisni disqe me diameter 5 cm.
I sistemoni në një tavë dhe i mbuloni. Duhet të pushojnë për rreth 1 orë.
Më pas është koha për ti skuqur. Mbushni një tigan me vaj, por mos e nxehni shumë.Hidhini bonbolonet për skuqje me kujdes mos të shfryhen.
Pasi të keni mbaruar, me nje xhep pastiçier i mbushni me krem.
Shtoni pak sheqer siper dhe Ju beftë mire!
Presim të na shkruani për rezultatet tuaja dhe pse jo, na dergoni ndonje foto.