Biskota të shpejta me Nutella

Për këtë recetë biskota, duhen vetëm tre përbërës dhe 30 minuta. Rezultati është fantastik!

Përbërësit për 4 persona

  • 160 gr miell
  • 180 gr nutella (çokokrem)
  • 1 vezë

Përgatitja e biskotave

Në një enë hidhni të tre përbërësit dhe i përzieni derisa të arrini një masë homogjene.
Krijoni top të vegjël me brumin e formuar dhe i vendosni në një tavë me letër kuzhine duke i shtypur pak.

I pjekim në furrë për 8-10 minuta në temperaturën 170°C.

Pasi janë pjekur, spërkateni me sheqer pluhur!

Ju bëftë mirë!

Vizitoni www.artigatimit.com për më shumë receta për ëmbëlsira dhe biskota me çokollatë

burimi-repubblica