Bërxolla derri me limon

Si te gatuajmë bërxolla derri me limon

96541551_1037690469965426_8421981963196079658_n

Përbërësit:

  • 4 bërxolla derri,
  • 3 limon bio,
  • pak miell,
  • vaj ulliri,
  • kripë,
  • piper,
  • sherebelë,
  • rozmarinë,
  • 3 lugë ujë.

96022194_170990510910540_7368499356626927204_n 96413594_2974337392652944_8472403085122167121_n

Përgatitja:
Shtrydhim limonët. Rrahim pak bërxollat dhe i lyejmë me miell nga të dyja anët.

Në tigan e nxehte hedhim vaj ulliri dhe vendosim bërxollat,i pjekim nga të dyja anët pastaj i shuajmë me lëngun e limonit.
Shtojmë dhe 3 lugë ujë,pak kripë,piper,rozmarinë e sherbelë.

Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të piqet me zjarr të ulët.
Bërxollat janë gati për tu shërbyer kur trashet lëngu.

Ju bëftë mirë!

Na ndiqni ne instagram!
https://www.instagram.com/p/CAATf4mAx9g/

Lini komentin tuaj për çdo pyetje apo paqartësi!