Pita Peinirli - Receta Greke


(Lirenti) #1

Kjo është një recete e modifikuar e piteve greke “Peinirli”!

Përbërësit

  • Miell 500 gr
  • Djathë 300 gr
  • Ujë 300 ml
  • Veze 4 kokrra
  • Proshutë 300gr
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër 100 ml
  • Gjalpë 100g
  • 1 lugë gjelle maja birre e freskët
  • 1 lugë çaji kripë
  • Erëza sipas deshires

Përgatitja

Në një enë hedhim miellin, vajin e ullirit, shkrijmë majanë në një gotë ujë dhe e bashkojmë tek ena. I trazojmë mire dhe ne fund shtojmë kripen me pjesën tjetër te ujit gradualisht. I trazojmë derisa te arrijmë një mase homogjene. Masën e brumit e lëmë të pushojë për rreth 1 ore.

Pasi ka kaluar 1 orë apo masa ka dyfishuar vëllimin, e ndajmë ne pjesë të vogla të barabarta.
Hapim brumin ne forma katrore ose drejtkëndësh. Bashkojmë vezët me djathin dhe gjalpin. Ndezim furin ne 190°C.

Hedhim mbushjen ne mes dhe e kapim nga dy ekstremet duke i bashkuar. Shtojmë proshute sipas deshires.

I pjekim ne furre per 15-20 minuta! Ju befte mire

PER RECETA TE TJERA VIZITONI www.artigatimit.com
source - namnamra