Focaccia - Kulaç i hollë


(Lirenti) #1

Shpesh herë në restorant gjeja e parë që porosis është focaccia (kulaç i hollë). Sa hapë e mbyll sytë shikon se shporta mbaron në sekonda, është një mënyre fantastike për të filluar. Por mund ta përgatisni në shtëpitë tuaj me fare pak përbërës.

Përbërësit për focaccia:

Brumë për pizza
Kripë e trashë deti
Piper i zi i shtypur
Vaj ulliri extra i virgjër

Përgatitja e kulacit

Ndezim furin në 230°C apo ne maksimumin e temperaturës. Nëse keni një plan pjekje prej guri mund ta përdorni.

Hapeni brumin hollë me ndihmën e një peci (okllaie). Me pas spërkateni me pak vaj ulliri dhe sipër i hidhni piper të përzier me pak kripë të trash.

Piqeni në furrë për 10-15 minuta apo sa të shikoni sipër pjesë në ngjyrë karameli. Prijeni në feta dhe shërbejeni të ngrohte, si antipasta apo shoqëruar me salca të ndryshme.

Jepni përshtypjet tuaja tek tema në vazhdim, ju mirëpresim!


(Lirenti) #2

Gjithashtu një mënyre tjetër per te bere kulaç është pjekja ne tigan. Recetën e plotë mund ta lexoni tek artigatimit.com


(Receta Gatimi) #3