Receta Gatimi të shpejta

Koce mbështjellë në letër

Përbërësit për 4 persona:

  • 4 koce,
  • 1 qepë,
  • 4 thelpinj hudhra,
  • rozmarinë,
  • sherebelë,
  • 1/2 limoni bio,
  • kripë,
  • piper,
  • vaj ulliri.

Përgatitja e recetës:
Pastrojmë e lajmë mirë peshkun. Qërojmë qepën dhe e presim në feta. Presim 4 copa letër furi pak më të mëdha se peshku.

Vendosim peshkun në një letër furre dhe e mbushim te barku me erëzat,një degëz rozmarinë,dy gjethe sherebelë, pak piper kokërr, nje thelbi hudhër të ndarë në gjysmë,një fetë qepë dhe një fetë limoni.

Kriposim peshkun nga të dyja anët dhe i hedhim pak vaj ulliri sipër. Mbyllim si karamele peshkun me letrën e furrës,përsërisim të njëjtën gjë dhe me peshqit e tjerë.

I vendosim në tavë dhe i pjekim në furrë 220* përreth 30/35 min.

Peshkun koce mund ta shërbejmë direkt në letër sic është ose ta sfiletojmë.

Ju bëftë mirë!

Kunguj në tigan

Përbërësit:
5-6 kunguj të vegjël,
50 ml vaj ulliri,
kripë,
piper,
rozmarinë,
sherebelë,
mëndërz ( nenexhik,menta).

Përgatitja:
Lajmë e pastrojmë kungujt,i thajmë me një pecetë. Presim kungujt në copa të vogla dhe i vendosim në një enë të madhe.

Shtojmë vajin e ullirit dhe i lemë perreth 10 min. Më pas nxehim tiganin në zjarr e hedhim në të kungujt.

I kavërdisim me zjarr të fortë derisa të marrin ngjyrë e më pas i mbulojmë me kapak dhe i lemë të piqen me zjarr të ulët përreth 5 min.

Ndërkohë grijmë erëzat dhe i bashkojmë me kripën.Në fund hedhim pak kripë të aromatizuar me erëza te tigani me kunguj. Kungujt janë gati për tu shërbyer.

Ju bëftë mirë!

Kripë e aromatizuar

Përbërësit:

  • 500 gr kripë deti e trashë,
  • 3 degë rozmarinë,
  • 5/6 degë sherebelë

Përgatitja:
Së lari lajmë mirë erëzat dhe i thajmë me një pecetë. Marrim gjethet e erëzave dhe i presim me thikë në copëza të vogla. Më pas i vendosim në një letër kuzhine ose në një pecetë.

Hedhim në të dhe kripën dhe i përziejmë mirë. Masën e përgatitur e lemë në një vend të errët për tre ditë.

Pas kësaj kohe do të shohim që erëzat janë tharë në mënyrë natyrale sepse kripa thith lagështinë e tyre.

Kalojmë në grirësin elektrik kripën me erëzat ose i shtypim në havan.
Kripa e aromatizuar me rozmarinë dhe sherebelë është gati. E fusim në vazo qelqi dhe e kemi gati për përdorim në kuzhinën tonë.

Kripën e aromatizuar mund ta përdorim në pjekje të ndryshme, (në tavë me patate,tavë me mish ose pesh në furrë, etj.)

Nëse ju pëlqejnë erëza të tjera mund ti shtoni. Sic e keni parë erëzat zënë një vend të rëndësishëm në gatimet e mija.

Mund tua bëni edhe dhuratë miqve tuaj vazon me kripë të aromatizuar, një dhuratë origjinale.

Kunguj e patëllxhan në furrë

Përbërësit:

  • 4 kunguj të vegjël,
  • 2 patëllxhan,
  • 1 kokërr domate,
  • rozmarinë,
  • rigon,
  • sherebelë,
  • kripë,
  • piper,
  • vaj ulliri.

Përgatitja:

Fillimisht lajmë mirë perimet dhe u heqim bishtat. I presim në copa dhe i vendosim në një enë të madhe, shtojmë domaten e prerë në copa të vogla, kripë, piper,erëzat e grira,vaj ulliri.

I përziejmë mirë. Marrim një tavë dhe hedhim perimet e përgatitura në të.

Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 220* përreth 25/30 minuta.

Tava me perime është gati për tu shërbyer.

Ideale për të shoqëruar pjata me mish a peshk.

Ju bëftë mirë!