Krostini Italian me proshutë dhe djathë

Proshutë, djathë dhe reçel fiku është kombinim fantastik, duhet ta provoni sa me pare! Ja një recete fare e thjeshtë për tu përgatitur dhe më një shije fantastike.

Përbërësit për Krostini:

1 baguette (mudësish të freskët)
3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
pak kripë të jonizuar
300 gr djathë dhie pa kripë
6 lugë reçel fiku
5-6 feta proshute
pak borzilok gjethe të freskëta

Përgatitja

Në fillim ngrohim furrën për të thekur bukën. E presim bukën në feta jo shumë të holla, i hedhim pak kirpë dhe me një furçe kuzhine i lyejmë pak me vajë. Në furrë për 5-6 minuta.
Më pasi i lëmë të ftohen pak, dhe shtojmë sipër pak djathë, reçel fiku dhe një copë proshutë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe gjete të freskëta borziloku apo erëza të tjera gjithmonë të freskëta.

Provojeni dhe nuk do të zhgënjeheni. Për me shume receta, vizitoni www.artigatimit.com dhe mos harroni të lini përshtypjet tuaja tek komentet më poshtë!