Bistek Fiorentina e përkryer - Bistecca alla fiorentina

(Lirenti) #1

Për te marre një bistek fiorentine të prerë mirë, duhet te drejtoheni tek një kasap i zoti. Jo te gjithë arrijnë ta presin bisteken fiorentine.

Përgatitja e Bistekës Fiorentina është shume e thjeshte

Mishi duhet të ketë temperaturën e ambientit dhe skara duhet te jete e nxehtë. E vendosni në skarë dhe e piqni jo me shume se 3/5 minuta për çdo anë. Duhet kthyer vetëm 1 herë dhe nuk duhet ta shpojmë mishin.
Piqet dhe 3/5 minuta në brinjë dhe shërbehet e ngrohtë.

Shoqërohet me verë chianti classico ose çdo verë tjetër të përshtatshme.

Ju bëftë mirë!

0 Likes