Tortë më çokollatë pa gjalpë dhe pa vezë


(Lirenti) #1

Vërtet një recete torte “pa shumë kalori” por si gjithmon fanstastike në shije. Ideale kush ka alergji nga veza.

Përbërësit për 4-5 persona

  • 200 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 250 ml qumësht
  • 50 gr kakao
  • 1 pako maja për ëmbëlsira

Përgatitja

Në një enë sitini miellin dhe shtoni sheqerin se bashku me kakaon. I përzieni dhe pak nga pak shtoni qumështin. Përzieni derisa të arrijë një masë homogjene.
Shtoni në fund dhe pakon e majasë (1 lugë kafeje).

Masën e hedhim në një tavë që më parë e kemi lyer pak me gjalpë dhe miell.

E pjekim ne fure per 25 minuta në temperaturën 180°C.

Pasi është pjekur, e heqim nga tava dhe e shërbejmë me pak sheqer pluhur sipër.

Ju bëftë mirë!

Mos harroni te lini përshtypjet tuaja!

burimi-repubblica