Qofte turke

E ku ka më mirë se qofte ke daja! Ja se çfarë na duhet:

##Për 4 persona##

  • 500 g mish viçi i grirë
  • 2 qepë
  • 1 e verdhë veze
  • pak lëkurë limoni
  • 3 lugë gjellë galetë
  • 1 lugë çaji pul biber
  • 3 lugë gjellë vaj ulliri
  • pak nenexhik të grirë imët
  • gjedhe nenexhik për dekorim
  • pak kripë
  • pak piper

##Përgatitja##
Në një enë hedhim mishin dhe qepën e grirë në kube të vegjël dhe i përziejmë me dorë.
Vazhdojme të hedhim, nenexhikun, të verdhën e vezës, lëkurën e limonit, galetën, pul biber, kripë dhe piperin.
Vazhdojmë dhe e punojmë dersia të arrijmë një përërje homogjene.

Më pas formoni toptha të vegjël dhe i fusni në shtiza metali apo dhe druri. I shtypni pak nga nje anë në mënyrë që të piqen mirë. Ose alternative mund ti piqni në gril.

I shërbeni menjëhere dhe Ju bëftë mirë!

Për çdo pyetje, mjafton të rregjistroheni FALAS dhe të na shkruani! Ju mirëpresim!