Pjatat më të shtrenjta në botë

Një listë me disa nga pjatat më të shtrenjta në botë. Sigurisht përpara se të bëni porosinë sigurohuni të keni disa miliona me vete :slight_smile:

Pizza qe kushton mbi 8.000 Euro

Pizza Luigi XIII ne qytetin e Salernos e përgatitur nga chef Renato Viola, e cila kushton 8300 euro. Miell bio, sipër ka tre lloje veze peshku, karkaleca deti te kuq, aragostë, gjinkalle deti, konjak te rrallë dhe shampanje franceze.

Hamburgher 4.000 Euro

Në Las Vegas një hamburgher mund të kushtojë deri në 4.000 Euro në restorantin Jet Set në Mandalay Bay. Tartuf i zi tartufo nero dhe fois gras. Shoqerohet me nje shishe Chateau Petrus 1990 dhe patate te skuqura.

Një pjatë supë 3.500 Euro

Quhet Anqi Pho Soup dhe mund ta gjeni ne nje restorant vietnamez ne Beverly Hills

Panine 1.700 Euro

Mund ta gjeni në rrugën 230 Fifth në New York. Mish viçi dhe vezë peshku. Shoqërohet me shapanjë.

Omlet me veze 500 Euro

Dhe pse eshte thjeshte nje omlete me veze, çmimi eshte i kripur! Veze peshku dhe karkaleca deti.